Kinë, 4 fëmijë vetëhelmohen pasi u braktisën nga prindërit

390
Katër fëmijë gjetën vdekjen nga helmimi me pesticide pasi u braktisën nga prindërit e tyre në Kinë.
Të 4 fëmijët u gjendën në shtëpinë e tyre në qytetin Bijie, province Guizhou, dhe vdiqën në spital.
Agjensia e lajmeve Xinhua raportoi se tre vajza dhe një djalë, të moshës nga 5-13 vjeç, u lanë të jetojnë vetëm që nga marsi i këtij viti në një vendbanim të varfër.
Djali më i madh la një shënim vetëvrasjese duke shkruar “Sot është dita që të largohemi” përpara se të pinte pesticidin, sipas CCTV.
Fotografi të shtëpisë së tyre tregojnë varfërinë e tejskajshme, në mesin e mbeturinave të ushqimit, librave për t’u ngjyrosur dhe lodrave.
“Fëmijëve nuk u mungonte ushqimi dhe rrobat, por u mungonte dashuria dhe përkujdesja e prindërve,” tha Xiao Veniung, një i afërm i largët. “Prindërit e tyre dështuan në përmbushjen e përgjegjsive të tyre prindërore”.
Mamaja e tyre, sipas mediave, braktisi fëmijët pas një mosmarrëveshjeje me babain e tyre. Vdekja e 4 fëmijëve shokoi Kinën, duke shkaktuar pezullimin e disa zyrtarëve lokalë, si dhe një rishikim mbarëkombtar të kësaj çështjeje nga Ministria e Çështjeve Civile.
“Një tragjedi e tillë s’duhet të ndodhë kurrë më,” tha kryeministri Li Keqiang.
Sigal