Kinë: 15 mijë të arrestuar për krime kibernetike

580
Policia e Kinës thotë se i ka arrestuar 15 mijë vetë të dyshuar për krim kibernetik, derisa qeveria e ka ashpërsuar kontrollion në Internet, ka njoftuar sot Ministria e sigurisë publike e Kinës. Policia thotë se në gjithë vendin janë zhvilluar hetime për më tepër se 7,400 raste të krimeve të mundshme në Internet, përfshirë hakerizëm, vjedhje online dhe shitje ilegale të informnacioneve personale, që kanë rezultuar me 15 mijë arrestime, ka thënë kjo ministri.
Nuk është precizuar se kur janë bërë arrestimet, raporton agjencia AP nga Pekini. Autoritetet e kanë lansuar një operacion special gjashtëmujor për pastrimin e Internetit në muajin korrik, por disa nga rastet datojnë nga muaji dhjetor i vitit të kaluar. Pekini konsideron se Interneti është territor virtual, që duhet të qeveriset nga legjislacioni dhe rregullat.
Sigal