Kina zotohet të ulë tarifat doganore të importit

467
Sigal

Kina është zotuar të ulë tarifat doganore të importit dhe do ta hapë ekonominë e saj më tej për të adresuar shqetësimet dhe kritikat se praktikat e saj tregtare janë “të pandershme”. Gjatë një fjalimi në ekspozitën e Shanghai-t, presidenti Xi Jinping doli në mbrojtje të sistemit ndërkombëtar të tregtisë së lirë për të cilin ai tha se është “nën kërcënim të vazhdueshëm”.

“Kina do të ulë më tej tarifat dhe kostot institucionale në sektorin e importit si dhe do të zhvillojë një model të ri biznesi, siç është tregtia elektronike ndërkufitare,” tha Xi në fjalimin e hapjes.

Në ekspozitën e parë të importit, marrin pjesë 172 vende, rajone e organizata ndërkombëtare duke përfshirë mbi 3600 ndërmarrje. Mes vendeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria që përfaqësohet me tre kompani.

Komentet e kreut kinez po shihen si shigjeta ndaj ShBA-së. Të dy vendet kanë vendosur respektivisht tarifa të larta për importet dhe asnjë prej tyre nuk po zmbrapset. Gjatë hapjes së konferencës, Xi shtoi se “në ekonominë globale, praktika e ligjit të xhunglës dhe fituesi i merr të gjithë, të nxjerrin në rrugë pa krye”.