Kina zhvlerëson valutën e saj, yuani bie me 3.5%

70
 Kina ka zhvlerësuar për të dytën ditë me radhë valutën e saj. Pas zhvlerësimit të dytë, yuani kinez tani ka rënë me 3.5 për qind në Kinë dhe në tregjet botërore me 4.8 për qind. Ky zhvlerësim ka ngritur shqetësime për ekonominë e dytë më të madhe në botë. 

Banka Popullore e Kinës ka thënë se përmes këtyre masave po mundohet të reformojë sistemin e këmbimit. Këto veprime të autoriteteve të Kinës gjithashtu kanë rritur tensionet mes ligjvënësve të Shteteve të Bashkuara, të cilët akuzojnë Kinën se po mundohet të krijojë përparësi në treg. Niveli më i ulët i këmbimit të valutës, jo vetëm që i bën produktet që Kina eksporton më të lira por rrit çmimin për produktet që kompanitë e huaja duan të shesin në Kinë.