Kina reagon ashpër kundër SHBA-së, në lidhje me mosmarrëveshjet territoriale

476
Luftanijet amerikane janë dërguar në një zonë e cila pretendohet nga Kina. Ishujt artificial në Detin Jugor të Kinës, arqipelagu Spratly, të ndërtuar dhe kontroluar nga Kina, nuk njihen si të tillë nga SHBA dhe kjo ka shtyrë të dy vendet në keqësimin e marrëdhënieve bilaterale. “Ishte një patrullim rutinë e ushtarëve tanë,” thuhet në komunikimin e zyrtarëve amerikanë. Mirëpo Kina ka reaguar ashpër duke e quajtur veprimin amerikan si provokim të pastër. “Luftanijet amerikane “USS Lassen”, afër ishujve artificial Spratly përbën rrezik për sovranitetin e Kinës,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze të Martën në Peking. Ai shtoi gjithashtu se do reagojë herëve tjera më ashpër ndaj secilit vend që provokon me aksionet e tij tokën kineze.
Kush janë ishujt artificialë Spratly?
Kina ka prishur marrëdhëniet e saj me Taivanin, Brunein, Malejzinë, Vietmanin dhe Filipinet pasi ka filluar ndërtimin e disa ishujve artificialë në kryqëzimin e rrugëve mes këtyre shteteve. Këta të fundit pretendojnë se Kina merr me pa të drejtë detin dhe rrezikon sovranitetin e shteteve përreth, ndërsa Kina në anën tjetër arsyeton se deti jugor kinez është i gjithë i veti. Vendodhja e ishujve artificialë ka ngjallur interes për shumë shtete pasi pretendohet se ka sasi të mëdha nafte dhe gazi dhe për pozicionin strategjik.
Sigal