Kina protestë zyrtare Francës për shkeljen e ujërave territoriale

524
Sigal

Kina ka paraqitur një protestë zyrtare kundër Francës për shkeljen e ujërave të saj territoriale nga një njësi detare ushtarake transalpine gjatë kalimit të Ngushticës së Tajvanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Ren Guoqiang tha se incidenti daton prej 7 prillit dhe se janë parë të hyjnë luftanije në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Kinës.

“Ushtria kineze ka dërguar anije ushtarake në përputhje me ligjet për të identifikuar njësitë franceze duke i urdhëruar që ata të largohen’’, theksoi Gouqijang. ‘’Pala kineze ka paraqitur një protestë zyrtare ndaj francezëve. Kina është gjithmonë në gatishmëri të lartë për të mbrojtur me forcë sovranitetin dhe sigurinë e vendit’’, shtoi ai.