Kina pezullon taksat doganore shtesë mbi prodhimet amerikane

434
Sigal

Kina ka pezulluar taksat doganore shtesë mbi prodhimet amerikane që do të hyjnë në fuqi sot, pas njoftimit të premten nga Pekini dhe Uashingtoni për një armëpushim në luftën e tyre tregtare.

“Kina pezulloi hyrjen në fuqi të taksave prej 10% dhe 5% mbi disa importe amerikane dhe ajo do të vazhdojë të ndërpresë taksat shtesë mbi automjetetet dhe pjesët e prodhuara në SHBA”, deklaroi sot Ministria kineze e Financave.

Kjo masë i ndërmor pas anulimit nga presidenti ameirkan, Donald Trump të taksave të reja të njoftuara për prodhimet kineze, në kuadër të marrëveshjes paraprake mes dy vendeve.

Ministria kineze e Tregtisë njoftoi të premten se kishte arritur me SHBA-në një marrëveshje paraprake që parashikon një tërheqje progresive të tarifave doganore dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.