Kina paralajmëron qytetarët e saj të përgatiten për Luftën e Tretë Botërore

603
Sigal

Pas vendimit të Hagës se aktivitetet e Kinës në Detin e
Kinës Jugore ishin të paligjshme, ministri kinez i Mbrojtjes, Chang Wanquan, ka
paralajmëruar qytetarët për t’u përgatitur për Luftën e Tretë Botërore.

Ministri Wanquan bëri një
deklaratë para disa ditësh, gjatë inspektimit të instalimeve ushtarake në
provincën lindore të Kinës bregdetare, ku tha se publiku kinez duhet të jetë i
informuar në lidhje me çështjet e mbrojtjes kombëtare, për shkak se sovraniteti
dhe integriteti territorial i vendit janë në rrezik.

Sipas agjencisë shtetërore të
Kinës lajmeve ‘Xinhua’, Wanquan gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet e
sigurisë në det të hapur, si dhe pranoi seriozitetin e rrezikut për sigurinë
kombëtare të Kinës.

Ai më tej ngarkoi të gjitha
struktura e sigurisë së vendit,transmeton syri.net duke përfshirë ushtrinë,
policinë, së bashku me qytetarët për t’u përgatitur dhe mobilizuar për të
mbrojtur sovranitetin e tyre kombëtar dhe territorial.

Që nga vendimi i korrikut nga
Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) Kina ka paralajmëruar se do të
ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sfidojnë vendimin dhe për
të mbrojtur sovranitetin e saj.