Kina ofron 100 miliardë $ financime për projekte

82
Kina ka organizuar samitin ‘Një Brez, Një Rrugë’, një vazhdim ky i projektit të Presidentit Xi Jinping për të forcuar ekonominë kineze përmes investimeve në vende të huaja.

Në këtë samit dy ditor, Pekini ka vënë në dispozicion 100 miliardë dollarë për të financuar projekte të ndryshme, ndaj eventi është ndjekur me mjaft interes.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara përfaqësuesve, Presidenti Si Xinpin, theksoi se është mjaft e rëndësishme që pjesëmarrësit të arrijnë marrëveshje me përfitime të ndërsjellta, të cilat rrisin ekonominë dhe rrjedhimisht mirëqënien e qytetarëve.

Xinpin: “Duhet të kërkojnë rezultate me përfitime të dy ndërsjellta përmes gadishmërisë së bashkëpunimit, duke shmangur përcarjet si dhe duke refuzuar proteksionizmin. Kemi nevojë për një ambient paqësor dhe të qëndrueshëm për të zbatuar projektin ‘Një Brez Një Rrugë’. Është e rëndësishme që vendet të rrisin frymën bashkëpunuese si dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë mes tyre përmes dialogut dhe negociatave.”

Gjatë samitit, Xinpin ka zhvilluar një takim mjaft të rëndësishëm bilateral me homologun rus, Vladimir Putin. Në tryezë është folur kryesisht për ekonominë si dhe për cështjet më të ndjeshme të arenës ndërkombëtare.

Në samit kanë qënë pjesëmarrës edhe liderë nga Ballkani, përfshirë Kryeminsitrin dhe njëkohësisht Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Alexandër Vuçiç, si dhe Kryeministrin i Greqisë, Alexis Tsipras.

Ndërkohë, nga Shqipëria, në samit ka qënë pjesëmarrës, Ministri i Transportit Sokol Dervishaj, i cili ka firmosur gjithashtu një memorandum për bashkëpunim si dhe për forcimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, transportit dhe infrastrukturës.