Kina ndërton teleskopin më të madh në botë në kërkim të alienëve

485
Kina ka përfunduar instalimin e teleskopit radio më të madh në botë, sipas raporteve nga mediat shtetërore. Ky i fundit i përbërë prej 4,450 panelesh trekëndore u instalua këtë fundjavë, përpara lançimit të planifikuar të teleskopit në shtator. Five Hundred Meter Aperture Spherical Telescope (ose FAST) është në madhësinë e 30 fushave të futbollit, dhe ka marrë mbi pesë vjet dhe 180 milion $ për t’u ndërtuar.
“Teleskopi është i një rëndësie të madhe për njerëzit për të eksploruar universin dhe qytetërimet jashtëtokësore,” tha shkrimtari kinez dhe fituesi i cmimit Hugo, Liu Cixin gjatë instalimit përfundimtar. “Unë shpresoj se shkencëtarët mund të bëjnë zbulime epokale.”
FAST është gati dy herë më i madh se teleskopi radio i madh – Observatori 300 metrash Arecibo në Puerto Rico. Një nga shkencëtarët e përfshirë në ndërtimin e FAST tha se në qoftë se ena e teleskopit do të mbushej me verë, do të ishte e mjaftueshme për të dhënë pesë shishe secilit prej 7 miliardë banorëve të Tokës.
Sigal