Kina dhe Rusia: SHBA-ja t’i përgjigjet Koresë së Veriut me bisedime

465
Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të marrin “aksione direkte” për të parandaluar testimin nuklear dhe raketor të Koresë së Veriut.
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, tha se Rusia do të përforcojë sanksionet e ngarkuara nga Kombet e Bashkuara këtë javë, por nuk do të shkojmë më tej se kaq.
Kina dhe Rusia, kanë thënë se është në duar në SHBA-së që ta zgjidhë qështjen përmes bisedimeve.
“Ne u kemi bërë thirrje parnerëve nga SHBA-të, që të bëjnë zgjidhje politike dhe diplomatike që ofron rezuluta, nëse kjo nuk përmbushet atëherë ne konsiderojmë se ky shtet është në mospërputhje me rezolutën e miratuar”, ka thënë Nebenzya.
Këto deklarata janë bërë pasi Korea e Veriut e ka lansuar raketën e dytë balistike mbi Japoni.
Sigal