Kina dhe Evropa bashkëpunim për ndërtimin e një baze në Hënë

573
Kanë kaluar shumë vite që kur njeriu i fundit ka qenë në Hënë por ato mund të kthehen përsëri nëse bisedimit midis Kinës dhe Evropës shkojnë mirë.

Përfaqësuesit e Kinës dhe Agjensisë Hapësinore Evropiane po diskutojnë mbi mundësitë e ndërtimit të një baze në Hënë dhe kanë hartuar projektin “Village Moon”.

“Kinezët kanë një program ambicioz për Hënën,”-ka thënë Pal Hvistendahl, zëdhënës i ESA. “Hapësira ka ndryshuar që nga vitet ’60. Ne e pranojmë se për të eksploruar hapësirën për qëllime paqësore, na duhet një bashkëpunimin ndërkombëtar”.

“Village Moon” do të ketë një sërë funskonesh pasi do të shërbejë si bazë për dërgimin e misioneve në Mars, për të zhvilluar turizmin hapësinor dhe minierat në Hënë. Hëna mund të përdoret si vend për të prodhuar objekte të ndryshme, duke ulur në këtë mënyrë koston e dërgimit të materialeve në hapësirë.
Sigal