Kim Jong-un vuan nga një sëmundje, eksperti tregon për gjendjen e tij shëndetësore

556
Kim Jong –un prej disa kohësh ka shfaqur probleme të mëdha shëndetësore. Diktatori i Koresë së Veriut prej një kohe të gjatë vuan nga sëmundja e veshkave, kështu ka konfirmuar doktori Cho Donguk.
Pamja më e fundit e Kim, në të cilën ai paralajmëroi për një “buton bërthamor” në tryezën e tij, po shqyrtohet nga ekspertë të shëndetësisë.
Profesori i Universitetit Shtetëror Chungnam Cho Dong-uk ka pohuar se Kim duket se po vuan nga një problem me veshkat e tij, dhe ndodhet në një situatë të rëndë, shkruan Daily Star.
Dështimi i veshkave mund të jetë fatal dhe kërkon trajtim intensiv, shkaktohet nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
Raportohet se udhëheqësi i Koresë së Veriut konsumon shumë pije alkolike dhe ushqime të shtrenjta të importuara.
Udhëheqësi korano-verior është shfaqur kohët e fundit në disa foto ku duket i lodhur dhe i mbuluar në djersë, dhe kjo vjen për shkak të disa prej sëmundjeve që vuan ai. Thuhet se ai përveç problemit me veshkat vuan nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.
Sigal