Kim Jong Un urdhëron të rritet prodhimi i raketave ndërkontinentale

608
Kreu koreanoverior, Kim Jong Un ka urdhëruar prodhimin e më shumë motorëve dhe mbushje për raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), njoftoi media zyrtare. Tensionet rreth programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut nuk kanë pushuar së rrituri mujat e fundit. Në korrik, Pheniani zhvilloi teste me ICBM, të mbikëqyrura nga Kim Jong Un, që në parim vë një pjesë të mirë të kontinentit amerikan në rrezen e këtyre raketave. Uashingtoni dhe Pheniani rritën kërcënimet reciproke. Por toni nga kjo kohë është zbutur, por Uashingtoni dhe Seuli filluan këtë javë ushtrimet e tyre të përbashkëta ushtarake që si gjithnjë janë kritikuar nga Koreja e Veritur si përpjekie për të pushtuar territorin e saj.
Sigal