Kim Jong-Un paralajmërim të frikshëm Japonisë: Po mbështetët Trump-in, ju çoj në fund të detit

137
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka paralajmëruar Japoninë se “do të hidhet në fund të detit” nëse nuk denoncon SHBA-në kur Donald Trump t’i bëjë vizitë të hënën.
Kim lëshoi raketa mbi Japoni në muajin shtator dhe ekziston frika se ai mund ta bëjë sërish të njëjtën gjë kur Trump të jetë në këtë shtet.
Kryeministri i rizgjedhur japonez Shizo Abe u zotua se do ta vendosë në rend dite të bisedimeve me Donald Trump, çështjen e kërcënimeve të Koresë së Veriut.
Kjo deklaratë erdhi pas zbulimit të djeshëm nga frika se Koreja mund të ketë në plan diçka në momentin që Presidenti i SHBA do të jetë atje.
Gjithashtu ka dyshime se Kim Jong Un mund të jetë duke përgatitur raketat e tij “Juche Bird”, për të cilat ka folur nëpërmjet gazetës propagandistike “Rodong Sinmun”.
“Tragjik është fakti që Shinzo Abe po vë të ardhmen e Japonisë dhe jetën e njerëzve të vendit në rrezik. Nëse ata i bashkohen ideve të çmendura të Donald Trump, do t’i shohin ishujt e tyre në fund të detit”.