Kim Jong-Un nis zyrtarin e lartë korean në SHBA, çfarë do t’i komunikojë Trump-it

94
Sigal

Një nga zyrtarët më të lartë të Kim Jong-Un mendohet se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, teksa përgatitjet për një samit të mundshëm historik pritet të marrin trajtë.

Agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap raportoi se Kim Yong-chol pritet të mbërrijë në SHBA të mërkurën përmes Pekinit.

File photo: Kim Yong-Chol and North Korean soldiers marching

Nëse konfirmohet, vizita do të jetë pjesë e një kërkese paqeje përpara takimit të propozuar mes Kim Jong dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë të dyja palët kanë punuar që samiti të zhvillohet, dhe të rikthehet sërish në shina ashtu siç ishte programuar më 12 qershor në Singapor.

Do të ishte hera e parë që një lider i Koresë së Verisë do të takohet me presidentin amerikan.