Kim Jong-un kërcënon SHBA: Kam një buton bërthamor, që mund ta lëshoj në çdo kohë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se ai ka një buton bërthamor të lëshimit të raketave në tavolinën e tij në çdo kohë, kështu që SHBA-të nuk do të jetë kurrë në gjendje të nisin një luftë.

Në një fjalim të vitit të ri televiziv, ai tha se i gjithë SHBA ishte brenda rrezes së armëve bërthamore të Koresë së Veriut, duke shtuar: “Ky është realitet, jo kërcënim”.

Por ai gjithashtu shtoi se ishte i hapur për dialog. “Koreja e Veriut gjithashtu mund të dërgojë një ekip në Olimpiadën Dimërore në Seul”, shtoi lideri Koreano-Verior.

Kur u pyetën nga gazetarët për t’iu përgjigjur kërcënimeve të zotit Kim, Presidenti i SHBA, Donald Trump tha: “Do të shohim, do të shohim”.

Koreja e Veriut ka ardhur nën sanksione të rritura gjatë vitit të kaluar për shkak të programit të saj të armëve bërthamore dhe testimit të përsëritur të raketave konvencionale.

Shteti politikisht i izoluar ka kryer gjashtë teste nëntokësore bërthamore. Në nëntor, ai testoi Hwasong-15, i cili arriti lartësi prej rreth 4.475 km (2.780 milje) – më shumë se 10 herë lartësinë e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.