Këshilltari i ish-presidentit Bush: Ja si e ka marrë Sorosi pushtetin në Rumani

624
Një dokumentar me 7 seri që tregon sesi në Rumani “aktivistët e Sorosit kanë përdorur kryqëzatën anti-korrupsion për të marrë e mbajtur pushtetin, pa pasur nevojë të fitojnë zgjedhjet”.

Një nga OJQ amerikane më prestigjioze, Grupi Research Capital, e drejtuar nga një ish-asistenti i Presidentit Bush, ka realizuar një dokumentar të plotë mbi praninë dhe ndikimin e miliarderit Soros në Rumani. Ky dokumentar me titull “Fantazmat rumune të Sorosit”, një film me 7 seri që ka filluar të shfaqet në Rumani, në dhjetor 2017 në programin “Mashtrime dhe Drejtim i Gabuar” ndërkohë që seria VI është shfaqur në 8 shkurt 2018.

“Fantazmat e Sorosit” janë mijëra burra e gra që kanë shkuar për studime jashtë Rumanisë me paratë e Xhorxh Sorosit dhe kur janë kthyer në Rumani janë emëruar në poste të rëndësishme në administratën publike ose kanë hapur OJQ. Në këtë dokumentar, autori jep prova dhe fakte rrëqethëse, duke iu referuar shumë studimeve, librave, faqeve të internetit, rumune e të huaja. Një nga burimet më të besueshme është portali ActiveNews.ro.

Në serinë I , autori, Jacob Grandstaff, shtron pyetjen “Përse është dashur që Fondacioni Soros të “derdhë” 1,6 miliardë dollarë në Evropën Lindore, për gjoja “zhvillimin e tyre demokratik”, ndërkohë që këto vende ishin demokratike dhe anëtare të BE. “Deviza e Sorosit” e përcaktuar nga ai vetë “që nëse hedh shumë para, duhet të drejtosh edhe zhvillimet politike” i jep përgjigje pyetjes së ngritur. Në fakt aktivitetet filantropike të Sorosit nuk kanë qenë asnjëherë për synime humanitare, ato gjithnjë kanë pasur qëllime politike. Filozofia e Sorosit për Demokracinë është: “Duhet të zgjidhen vetëm kandidatët e zgjedhur prej tij”; ky është edhe titulli i skenarit mbi të cilin autori ka realizuar serinë I të këtij dokumentari. Autori tregon me dokumente gjithashtu sesi “Departamenti Amerikan i Shtetit ka bashkëpunuar me Sorosin e me fondacionet e tij për të “promovuar demokracinë” në Evropën Lindore”. Shpesh përmes këtyre programeve janë vënë në shënjestër qeveri të djathta nacionaliste, të sulmuara nga OJQ dhe media e sponsorizuara nga Soros, duke mos munguar të ndikojnë edhe në zgjedhje në favor të individëve apo forcave të sponsorizuara nga Soros.

Në Serinë II, autori tregon sesi “janë nxitur OJQ e financuara nga Soros dhe aleatë të tij “perëndimorë” për të kryer revolucionet në Evropën Lindore”. Në një analizë të detajuar autori tregon sesi Soros krijoi në 1990 grupin Exactitude për dialog social, që në fakt ishte një “ushtri e përbërë nga ushtarë besnikë të shoqërisë civile të financuar nga Soros”. Jacob Grandstaff jep në detaje sesi njerëzit e Sorosit kanë pasur ndikim në qeverinë e Rumanisë , sidomos pas zgjedhjeve të 2004 kur fitoi Trajan Basescu. Shumë nga OJQ e krijuara, të sponsorizuara nga Soros, synonin të “transformonin kulturën krishtere rumune, duke promovuar vlerat liberale”. Pasi OJQ e Sorosit kishin futur në thes Presidentin e Rumanisë, Trajan Basescu, ato e kthyen vështrimin nga parlamenti rumun. Ndërkohë ato sulmuan edhe partinë e majtë, PSD rumune, dhe drejtuesit e e saj të pa dëshiruar (Adrian Nastase, Victor Ponta…), për t’i hapur rrugën individëve të sponsorizuar nga Soros, duke u përpjekur të krijojnë përshtypjen se ata janë të lidhur me Rusinë.

Seria III, përshkruan sesi janë organizuar në Rumani manifestimet/protestat kundër qeverive që nuk mbështeteshin nga Soros. Më konkretisht në këtë seri tregohet sesi është vepruar për të detyruar Viktor Pontën të jepte dorëheqjen dhe sesi kundërshtari i tij presidenti Johannis ka pranuar dorëheqjen te tij si një “fitore”.

Seria IV, i dedikohet të gjithë intrigave që tregojnë sesi është ngritur Monika Macovei (eurodeputete aktuale që drejton delegacionin BE-Shqipëri dhe që në çdo takim mbështet qeverinë Rama), një nga personazhet kyçe nga grupi i “Fantazmave të Sorosit në Rumani”. Monica Macovei do të pranonte në kohën e Trajan Basescut, postin e Ministres së Drejtësisë, Në atë kohë, Basescu do të krijonte “Koalicionin për Drejtësinë dhe të Vërtetën” ku do të bënin pjesë shumë individë që kishin marrë pjesë në revolucionin portokalli në Ukrainë. Ndërkohë shumë OJQ të sponsorizuara nga Soros do t’i shikonin këto veprime si “triumf të reformave perëndimore në luftën kundër korrupsionit post-komunist”.

Në serinë V, autori Jacob Grandstaff dokumenton të gjithë mënyrat sesi pas 2004-s, Rumania u përfshi nga mania “anti-korrupsion” duke nxjerrë në pah ngjitjen e Monica Macoveit, personazhit dhe aktivistes tipike, të lidhur me Sorosin, që arriti të ngjitej në majat e pushtetit në Evropën Lindore.” Më konkretisht, autori pohon në këtë dokumentar sesi “Monika Makovei, një e diplomuar në Universitetin Qendror Evropian dhe një militante e Sorosit përbën shembullin e shkëlqyer sesi militantët e rreshtuar me Sorosin morën pushtetin në Rumani”. Në këtë seri tregohet gjithashtu sesi është krijuar mekanizmi i parë “Dilema” i luftës anti-korrupsion, ku një rol ka pasur edhe filozofi i lidhur me Sorosin Andrei Pleshu, i cili më vonë u bë këshilltar i presidentit Basescu. Më vonë “Dilema” transformohet në Byronë Kombëtare të Prokurorit Anti-korrupsion (NAPO). Kjo seri përfundon duke treguar sesi NAPO u transformua me ndihmën e Freedom Hause të financuar nga Soros dhe me pjesëmarrjen aktive të Monica Macoveit në DNA e sotme (e ngjashme me SPAK-un shqiptar)

Seria VI, i dedikohet tërësisht Monica Macoveit dhe mënyrave sesi ajo ka vepruar për të hartuar dhe miratuar disa ligje në bashkëpunim me DNA, të sponsorizuara nga Soros. Këto ligje synojnë, sipas autorit të dokumentarit, të tregojnë se “klasa e re e prokurorëve, të financuar nga Soros, mund të çojnë direkt në burg cilindo përfaqësues të popullit, (deputet) apo ministër”.

Në Serinë VII, që emërtohet seria e “Fantazmat e Sorosit”, autori premton të tregojë sesi “aktivistët e Sorosit kanë përdorur kryqëzatën anti-korrupsion për të marrë e mbajtur pushtetin pa pasur nevojë të fitojnë zgjedhjet”.
Sigal