Këshilli i Sigurisë së OKB, rezolutë për zgjidhjen e krizës së Sirisë

401
Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së kanë rënë dakord për të miratuar një rezolutë me katër faqe për zgjidhjen e krizës në Siri. Megjithatë, ky është vetëm hapi i parë, pasi miratimi përfundimtar do të varet nga votimi i 15 antarëve të këtij këshilli.

Drafti kërkon prej qeverisë së Sirisë që të dialogojë me opozitën në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm si dhe t’i japë fund çdo sulmi të mundshëm ndaj shoqërisë civile. Mbledhja e Këshillit, prej të cilit do të varet edhe miratimi i rezolutës, ka nisur pak orë më parë në ambientet e New York’s Palace Hotel.
Sigal