Këshilli i Sigurimit të OKB bën sot bilancin e ecurisë së Kosovës

591
Ecuria e Kosovës dhe puna e UNMIK do të jenë sot temë e diskutimve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit do të mbahet për të diskutuar raportin e fundit të sekretarit të OKB-së, Antonio Guteres, mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë për një periudhë katër mujore.
Beogradi zyrtar në këtë mbledhje do të përfaqësohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili do të shqyrtojë këtë raport.
Guteres, është raportues i rregullt për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, i cili në në raportet e kaluara ka kritikuar ashpër Prishtinën zyrtare lidhur me tentativat e kësaj të fundit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Ky raport vecanarisht pasqyron punën e misionit të UNMIK-ut nga periudha e tetorit 2017, e deri më janar 2018.
Sigal