Kerry uron Kosovën për Pavarësinë: SHBA do t’iu qëndrojë pranë

445
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka uruar Kosovën me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë. Në urimin e Kerryt përshëndeten përparimet që Kosova ka bërë drejt integrimit euro-atlantik.
Sekretari Kerry i garanton se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës.
“Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, – thuhet në urim, – kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet më të mira popullit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që ju festoni tetë vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt. Gjatë vizitës sime në Kosovë në dhjetor, përshëndeta përparimin që vendi juaj ka bërë kohët e fundit drejt integrimit Euro-Atlantik. Ky përparim përfshin avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, nënshkrimin e një marrëveshjeje për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e një marrëveshjeje me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Këto dhe hapa të tjera tregojnë vendosmërinë tuaj për t’u bërë anëtare e plotë dhe produktive e komunitetit Euro-Atlantik. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës, ndërkohë që ajo merr vendimet e vështira dhe të nevojshme për të ecur më tej në rrugën drejt stabilitetit, begatisë dhe integrimit më të madh rajonal. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e me të gjithë popullin e Kosovës dhe ju urojnë edhe një herë në këtë ditë të veçantë.”
Sigal