Kerry në Serbi: Respekt për Vuçiç, po e çon Serbinë drejt Europës me marrëveshjen me Kosovën

449
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i ka shprehur përkrahje Serbisë në rrugëtimin e saj Evropian dhe e ka përgëzuar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç për dialogun me Kosovën.
“Ju përgëzoj, ngase ju e drejtoni Serbinë në rrugën tejet të rëndësishme në definimin e Serbisë së re dhe në rrugën Evropiane”, ka thënë Kerry në fillim të takimit me Vuçiqin në Beograd, ku arriti pas viztës në Prishtinë.
Kerry ka shprehur respekt për iniciativën e kryeministrit serb për dialog me Prishtinën.
“Po i shpreh respekt kryeministrit për iniciativën për të hyrë në dialog me Qeverinë kosovare, ta lë të kaluarën në të kaluar dhe të tentojë të gjejë ardhmërinë, e cila do të jetë më e mirë, më e bukur dhe më prosperitete për njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë Kerry.
Kryeministri serb Vuçiq, para takimit me Kerryn me dyer të mbyllura, u ka deklaruar gazetarëve se Serbia është falënderuese për përkrahjen amerikane në rrugën e saj evropiane dhe për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira bilaterale.
Sekretari amerikan i Shtetit në Beograd do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së./KosovaPress/
Sigal