Kërkohet ulja e tensioneve, takohen zyrtarët e Koresë së Veriut me të Koresë së Jugut

551
Ministri i Unifikimit në Korenë e Jugut, Hwang Boo-gi, zhvilloi një takim me homologun e tij nga Koreja e Veriut, Jon Jong Su, ku tema e diskutimit ishte sheshimi i tensioneve si dhe vendosja e një dialogu mes dy vendeve të ndara që prej luftës së viteve 1950-1953. Në mbledhje është folur veçanërisht për familjet e ndara pas konfliktit si dhe për projekte bashkëpunuese sic janë touret ndërkufitare për turistët.
Në takimin e zhvilluar në Korenë e Veriut, ministri i unifikimit, Jon Jong Su, u shpreh se ka ardhur koha që palët të lënë pas keqkuptimet dhe të celin një epokë të re mbi bazën e besimit të ndërsjelltë.
Nga ana tejtër, homologu i tij koreano-jugor, Hwang Boo-gi, nënvijëzoi se ky është vetëm hapim i parë i rehabilitmit të marrëdhenieve dhe se rruga duhet të vijojë në këtë mënyrë.
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, teknikisht janë ende në luftë, pasi konflikti i viteve 1950-1953 mbaroi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.
Sigal