Kërkohet burg i përjetshëm për vrasësit e 21 vjeçares në Turqi

71
Prokuroria në Turqi ka kërkuar burg të përjetshëm për tre të persona të cilët dyshohen se në muajin shkurt të këtij viti, vranë brutalisht studenten Özgecan Arslan. 21 vjeçarja dy ditë pas zhdukjes, ishte gjetur e vdekur. Trupi i saj ishte i djegur, dhe autopsia zbuloi se ajo u dogj e gjallë. E gjithë ngjarja e tmerrshme ndodhi më 11 shkurt 2015, në Mersin. Të dyshuarit akuzohen për ‘tentim përdhunimi’ dhe ‘vrasje’. Vrasja e saj hapi shumë debate në Turqi derisa aktivizoi më shumë se kurrë rrjetet e grave.