Kërkohej prej 24 vitesh për vrasje, shqiptari arrestohet në Londër

114

Një shqiptar i cili kërkohej për vrasje nga policia shqiptar, është arrestuar disa ditë më parë nga policia londineze pas 24 vitesh në kërkim.

I ndaluari është 50 vjeçari, Arjan Hoxhaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, për një vrasje të kryer në vitin 1995.

Hoxhaj akuzohet për vrasjen e Ramadan Bregut në 12 prill të vitit 1995 si edhe për tentativë vrasje të shtetasit Nefail Bregu.

Hoxhaj kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ishte dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare me 23 vite burg.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk ka fotografi se si ai mund të duket 24 vite pas vrasjes, ose si ka qenë kur kreu vrasjen.

Image