Kërkohej nga Interpoli, prangoset shqiptari në Greqi

440
Policia e Greqisë ka bërë të mundur arrestimin e një 55-vjeçari nga Shqipëria, i cili ishte shpallur nër kërkim nga Interpol Tirana.
Bëhet fjalë për Hashim Isufin, banues në Ferraj, Tiranë.
Hashim Isufi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 278 datë 04.05.1999 e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 78-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 05.03.1998, rreth orës 17:00, në fshatin Ferraj, Tiranë shtetasi Hashim Isufi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit L. V, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë.
Hashim Isufi i është afruar shtetasit të plagosur dhe ka tentuar ta qëllojë përsëri, por i është bllokuar arma e zjarrit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Kapja dhe arrestimi i tij në Selanik u bë për qëllim ekstradimi në Shqipëri
Sigal