Kërcimtarja erotike zbulon gjithçka ndodh në një klub nate

531
Një vajzë që kërcente gjatë gjithë natës për 40 dollarë në një klub nate ka treguar se si është të punosh në ambient të tillë.

Në një intervistë për Mirror, ajo sqaroi se aty punojnë vajza normale që kërkojnë të bëjnë para nëpërmjet argëtimit.

“Fillimisht ndjeva nervozizëm kur po e bëja këtë gjë, por në natën time të parë hyra në skenë dhe ndihesha e fuqishme. Ndjeja që meshkujt do paguanin plot para vetëm që ti kërceja pranë,” – tha vajza që nuk dëshiron të zbulojë identitetin.

Ajo bëri të qartë se nuk është aq e frikshme sa e bëjnë të tjerët pasi siguria është shumë e lartë, dhe askush nuk guxon të të prekë pa dëshirë. Për të, kjo punë është biznes që bazohet në prirjet seksuale pasi të gjithë janë aty prej formave dhe pamjes me bikini të vajzave të reja.

Largimi i saj nga një ambient i tillë erdhi pas 18 muajsh sepse u angazhua në një lidhje serioze.

Fëmijët e saj e dinë që përpara nëna e tyre ka punuar në një klub nate dhe ka shumë raste që kërcejnë së bashku në shtëpi.
Sigal