Kërcënon zyrtari i Vetëvendosjes: Kush voton demarkacionin e pret plumbi

627
Kur sot Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme ku do të votohet për demarkacionin, një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërcënuar publikisht të gjithë ata deputetë që do të votojnë pro marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton në Bielfeld të Gjermanisë, deklaroi se kush e voton demarkacionin do ta presë plumbi. Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme, shkruan express. Madje veprime të tilla i kanë treguar edhe në sallën e Kuvendit. Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani. Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim t’a bëj edhe në një status të zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit, pasi ky i fundit e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delaëie, për ta votuar demarkacionin.
Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë. Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos votohet marrëveshja për Demarkacionin. Aktualisht në Kuvend është duke u zhvilluar debat i cili me gjasë do të vazhdojë për disa orë. Nuk dihet nëse marrëveshja do të nxirret sot për votim.


Sigal