Kërcënon ISIS, bën thirrje për sulme në Evropë gjatë muajit të Ramazanit

397
Me nisjen e muajit të Ramazanit militantët islamikë të ISIS kanë bërë thirrje për sulme të reja përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Sipas shërbimeve evropiane të sigurisë, milintatët e ISIS mund të përgatisin sulme të ngjashme si sulmi në Manchester pak ditë më parë, ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Në videomesazhin e publikuar në ‘YouTube’ të titulluar ‘Ku janë luanët e luftës’ grupi xhihadist bën thirrje për sulme gjatë muajit të Ramazanit, njofton ‘The Telegraph’.

“Vëllezërit myslimanë në Evropë të cilët nuk lejohen të arrijnë tokat e Shtetit Islamik, t’i sulmojnë ata në shtëpitë e tyre, tregjet e tyre, rrugët e tyre dhe forumet e tyre”- thuhet në videomesazhin e ISIS.
Sigal