Kërcënoi me vdekje partneren, arrestohet sulmuesi i West Ham

424
Diafra Sakho, sulmuesi i West Ham është arrestuar me akuzën e frikësimit dhe kërcënimit me vdekje të partneres. Lajmi u publikua në mediat britanike, që shkruajnë se, futbollisti u la i lirë me kusht, vetëm pak orë pas shoqërimit në policinë e Londrës. Një zëdhënës i 25-vjeçarit, të blerë gjatë merkatos së vitit 2014 nga francezët e Metz, deklaroi se Sakho është i pafajshëm dhe hodhi poshtë çdo akuzë.  Për Sakho ky nuk është episodi i parë. Muajin e shkuar, lojtari i West Ham u denoncua për agresion.
Sigal