Kërcënimi terrorist në Britani, në nivelin më të lartë

473
Pas sulmit terrorist në Mançester, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se niveli i kërcënimit të terrorizmit është ngritur në nivelin “kritik”, që do të thotë se mund të ketë sulm të menjëhershëm.

Kjo ngritje u bë pas sulmit vetëvrasës pas një koncerti në qyetin Mançester, ku mbetën të vrarë 22 vetë.

I dyshuari për këtë sulm, Salman Abedi, mund të ketë qenë pjesë e një rrjeti më të madh, tha mbrëmë kryeministrja e Britanisë, Theresa May, duke theksuar se ky person kishte lindur dhe ishte rritur në Britani.

Policia e Mançesterit ka njoftuar se e ka arrestuar një person 23 vjeçar me lidhje me sulmin në këtë qytet.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojmë këtë pretendim të militantëve të Shtetit Islamik.
Sigal