Kërcënimi rus/ Parlamenti suedez simulon gjendje lufte pas 20 vjetësh

433
Parlamenti suedez u mblodh sot për herë të parë që prej 20 viteve në seancë të reduktuar me qëllim për të simuluar një gjendje lufte në kuadër të tensioneve në rritje me Rusinë, njoftoi sot kryetari i Parlamentit.

“Delegacioni i luftës”, i përbërë nga 50 deputetë të të gjitha partive përfaqësuese në Riksdag, nga e majta që mbështet qeverinë duke kaluar nga opozita e qendrës së djathtë deri te ekstremi i djathtë, u mblodhën sot në një vend të mbajtur të fshehtë.

Asnjë detaj mbi kushtet e manovrës nuk u filtrua. “Këto janë skenare të fshehta (…). Ne jemi vënë nën presion”, theksoi kryetari i Parlamentit, Urban Ahlin.

Ky komitet krize i reduktuar mund të mblidhet në rast lufte apo kërcënimi për luftë dhe për të zëvndësuar përkohësisht Parlamentin. Ai nuk ishte mbledhur që prej vitit 1997.

Thirrja e tij ishte parashikuar që prej vitit 2014, por Urban Ahlin kishte pranuar juridikisht se dekradimi i klimës diplomatike dhe i sigurisë në botë kishte ndikuar.

“Ne konstatojmë një tendencë për rritjen e kapaciteteve ushtarake”, nënvizoi ai.

Suedia, që nuk ka njohur konflikt të armatosur në territorin e saj që prej dy shekujsh, nuk bën pjesë në NATO, por ka miratuar Partneritin për Paqe, lançuar në vitin 1994 për zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak mes Aleancës Atlantike dhe vendeve jo anëtare.

Edhe pse ajo nuk ka kufij tokësorë me Rusinë, dy vendet janë në kufi të Deti Balltik dhe Moska disponon një bazë detare në Balltiisk, në rajonin e Kaliningradit.

Frika ndaj Rusisë është rritur që prej kapjes së një nëndetëseje të paidentifikuar në arkipelagun e Stokholmit në vjeshtë të vitit 2014.

Stokholmi ka njoftuar që prej fillimit të muajit mars rivendosjen e shërbimit ushtarak që prej kësaj vere, shtatë vjet pasi e kishte hequr.
Sigal