Kërcënimi, Putin: Rusia do të përmirësojë arsenalin bërthamor

443
RUSI – Presidenti, Vladimir Putin thotë se Rusia do t’i shtojë arsenalit të saj nuklear 40 raketa balistike interkontinentale gjatë vitit 2015. 
Duke folur gjatë forumit ushtarak “Army-2015 Expo” të mbajtur në Moskë, Putin u shpreh se, ky armatim do të jetë në gjendje të tejkalojë edhe sistemet më të avancuara anti-raketë.
“Këtë vit, forcat tona nukleare do të pajisen me më shumë se 40 raketa balistike interkontinentale, të cilat janë në gjendje të penetrojnë të gjithë sistemet më të avancuara të sistemeve të mbrojtjes nga raketat”, tha Putin.
Presidenti rus ka nënvizuar se shtetit do t’i kushtojë vëmendje specifike programit të riarmatosjen dhe modernizimit të industrisë së mbrojtjes.
Një zhvillim i tillë vjen pasi SHBA-të rritën prezencë ushtarake në vendet anëtare të NATO-së në Lindje të Evropës. Tensioni SHBA-Rusi është i lartë lidhur me rolin e Rusisë në konfliktin në Ukrainë Lindore. 
Sigal