‘Kërcënim i madh për Evropën’, Rusia bën një hap tjetër. Lituania jep alarmin

626
Shtohen tensionet në detin Baltik, pas veprimit të fundit të bërë nga Rusia, e cila ka dislokuar raketa të tjera me kokë bërthamore në Kaliningrad.
Mediat e huaja i referohen alarmit të dhenë nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, e cila ka shprehur shqetësimit, pas një vizite që bëri në trupat e NATO-s, në Rukla.
Ajo deklaroi se Rusia ka dislokuar raketa të tjera bërthamore të afta në enklavën e saj e Detit Baltik të Kaliningradit në mënyrë të përhershme, duke e quajtur atë një kërcënim për Evropën.
“Në këtë moment, raketat do të qëndrojnë në Kaliningrad dhe kjo përbën jo vetëm për Lituaninë, por për të gjysmën e Evropës një kërcënim”- ka thënë ajo.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller, i cili gjithashtu vizitoi bazën Rukla ku është vendosur batalioni shumëkombësh, e cilësoi këtë një cështje shumë serioze.
Nga Kaliningrad, raketat mund të arrijnë objektivat në të dy vendet, si dhe fqinjët e Baltikut.
Nga ana e tij, kreu i komitetit të mbrojtjes në parlamentin rus, Vladimir Shamanov, ka konfirmuar vendosjen e raketave
Sigal