“Keni për ta parë se ç’do të arrijmë”, Erdogan zbulon se çfarë ka biseduar me Trump

718
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se do ta zgjidhin çështjen e Afrinit dhe të Idlibit dhe se 3.5 milionë do të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Do ta zgjidhim çështjen e Afrinit. Në të njëjtën kohë do të zgjidhim edhe çështjen e Idlibit. Ne dëshirojmë që vëllezërit tanë refugjatë të rikthehen sërish në territoret dhe në shtëpitë e tyre. Nuk jemi në gjendje që t’i strehojmë këtu deri në pafundësi 3.5 milionë njerëz. Gjithashtu edhe ata kanë dëshirë të kthehen sa më parë në vendin e tyre”, tha Erdoğan në një fjalim të mbajtur në kompleksin presidencial gjatë takmit me krerët lokalë të ardhur nga qytete të ndryshme të Turqisë.
Më tej në fjalën e tij presidenti Erdoğan tha se “Pavarësisht të gjitha sabotimeve, lojërave dhe skenarëve gjatë 15 viteve të kaluara ne kemi qenë në gjendje të thyejmë këtë cikël vicioz falë atmosferës së besimit dhe stabilitetit që kemi ruajtur me shumë kujdes. Ndërkohë që ekonomia e ka rritur vendin tonë me 3.5 herë më shumë. Duke marrë standardet e demokracisë sonë në ballë kemi qenë vazhdimisht në rritje si një fuqi rajonale dhe globale”.
Ai vuri në dukje se në dhjetë vitet e para të 15 viteve të fundit, përpjekjet për të gjeneruar më shumë destabilitet të brendshëm në 5 vitet e fundit kanë filluar të marrin një pamje shumë të ndryshme.
“Gjatë viteve qendrat e tradhtisë të organizuara brenda vendit tonë janë vendosur në veprim njëri pas tjetrit. Ne kemi parë që FETO me këtë qëllim ka mobilizuar të gjithë fuqinë dhe mundësitë që ka patur në siguri, gjyqësor, ushtri, botën e biznesit dhe fushat të tjera. Ne kemi parë se PKK ka kryer tentativa të sulmeve intensive dhe të guximshme sa që nuk janë vërejtur ndonjëherë në historinë e saj ku madje ajo u drejtua edhe për pushtime të qyteteve tona”, tha Erdoğan.
“Gjithashtu edhe DEASH-i që është organizata më e madhe anti-njerëzore dhe anti-islamike që u shfaq menjëherë pranë kufijve tanë, filluan të sulmonin vendin tonë sikur të ishin urdhëruar nga diku. Në të njëjtën kohë shumë organizata ndërkombëtare kanë krijuar një atmosferë kundër vendit tonë dhe me argumente të ngjashme. Vendosja e Bashkimit Evropian përballë nesh duke shkelur me çdo çmim premtimet e dhëna, gjithashtu përkon me të njëjtën periudhë. Krizat njerëzore në rajonin tonë kryesisht në Irak dhe Siri erdhën dhe u bazuan në vendin tonë. Në brendësinë, në zemrën tonë nuk do t’u kthejmë shpinën miqve, vëllezërve dhe fqinjëve tanë. Edhe pse e kemi parë këtë lojë të luajtur, ne i hapëm kufijtë dhe zemrat tona për të gjithë vëllezërit tanë të cilët u arratisën nga tirania dhe vdekja”, tha presidenti turk.
“Të nderuarit Trump i kam thënë ‘Nuk eliminohet terroristi me terrorist, po gaboni‘, por fatkeqësisht vazhduan me ata. Më pas u kemi thënë ‘në rregull ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë‘. Ata do ta shohin se çfarë mund të arrijë ky popull kur vepron me zemrën dhe dorën e tij”, tha ndër të tjera Erdoğan.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se 2019 është një periudhë ktirike, Erdoğan tha se “Me fillimin zyrtarisht dhe me të gjithë elementët e tij të sistemit të qeverisjes presidenciale nuk do të jetë aq e lehtë ndërmarrja e një operacioni ndaj këtij vendi”.
“Kemi shikuar dhe dëgjuar se nga ne kërkojnë që të dalim sa më parë nga territoret e Sirisë”, tha Erdoğan duke shtuar se “Edhe ai që e dëgjon këtë mendon se Siria është fushë me lule dhe praninë e kësaj e prish vetëm Turqia.
“Sipas llogjikës së tyre në Siri mund të jetë e pranishme PKK-ja, DEASH-i. Nën imazhet dhe arsyet e ndryshme në Siri mund të jenë të pranishme gjithashtu SHBA, Rusia, Irani, Franca, Britania dhe shumë vende të tjera. Po ashtu edhe Izraeli mund të ndërmarrë operacion ndaj Sirisë sipas dëshirës së tij, por kur vjen puna tek Turqia e cila ka një vijë kufitare 911 kilometra, ajo nuk duhet të jetë e pranishme në Siri? Një llogjikë e tillë është e papranueshme. Sepse ndaj Turqisë në muajt e fundit janë kryer mbi 700 sulme provokative duke vrarë dhe plagosur qytetarë tanë. Prandaj ne nuk mund të qëndrojmë duke vëzhguar”, theksoi Erdoğan.
“Të vjetërit kanë një shprehje ‘ose do të gjejmë një rrugë ose do të bëjmë një rrugë‘. Kjo punë nuk ka zgjidhje tjetër. Asnjë pengesë nuk është më e madhe se vullneti i Turqisë dhe i popullit turk. Nëse na kanë sjellë në këtë pikë, atëherë ata do ta dinë vetë pas kësaj”, tha Erdoğan.
Sigal