Këngëtarja e famshme: Nuk do ndryshoja për asgjë në botë

716
Këngëtarja e njohur, Adele është bërë pjesë e protestës ‘Women’s March’ më Los Angeles ku ka treguar disa momente me mikeshat e saj.
Në një fotografi të postuar në Instagram, ajo shfaqet me aktoret Cameron Diaz dhe Jennifer Lawrence ku shkruajti disa fjalë për fuqinë e femrave.
“Njerëzit me më shumë influencë në jetën time kanë qenë gra. Të afërmet e mia, shoqet, mësueset, koleget, idhujt. Jam shumë e dhënë pas këtyre grave. I adhuroj dhe kam nevojë për to çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohëse që jam femër dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë.
Shpresoj të mos cilësohem nga gjinia gjithsesi. Shpresoj të cilësohem për atë çka i jap botës, nga aftësia për të dashur dhe për ta rritur e bërë djalin tim një burrë të mirë përkrah bashkëshortit tim që më do për gjithçka jam dhe nuk jam. Dua atë çka është më e mira për njerëzit. Besoj se të gjithë këtë duam thjesht nuk biem në një mendje se cila është”, shkruajti 29-vjeçarja.
Sigal