KE, zhvendosja e emigrantëve arrin nivel rekord

634
Komisioni Evropian tha se zhvendosja e emigrantëve nga Greqia dhe Italia për në vendet e tjera të Bashkimit Evropian arriti një nivel rekord në muajin qershor.
Por Komisioni shtoi se nuk i ka ndryshuar planet për masa kundër shkeljeve të Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë për mos përmbushjen e detyrimeve për pranimin e emigrantëve sipas marrëveshjes për të cilën u ra dakord në kulmin e krizës së emigrantëve në shtator 2015.
Komisioni tha sot në një deklaratë se gjatë muajit qershor, mbi 2,000 emigrantë u zhvendosën nga Greqia dhe gati 1,000 nga Italia për në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Komisioneri i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos tha se Italia ende ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Sigal