KE: Shqipëria ka dështuar në investimet publike

429
Në një raport përmbledhës dedikuar programeve ekonomike në vendet e zgjerimit, Komisioni Europian ka lëshuar kritika ndaj Shqipërisë për dështimin e vazhdueshëm në sektorin e shpenzimeve buxhetore, sidomos në investimet kapitale.

Ekspertët e Komisionit Europian vlerësojnë se investimet janë vendimtare për të adresuar boshllëqet e mëdha në infrastrukturë, por një dështim i vazhdueshëm, duke mbajtur shpenzimet kapitale nën planifikimin po tregojnë dobësi në menaxhimin e investimeve publike.

Bilanci primar i në buxhetin e Shqipërisë nga 1.4% të PBB-së që ishte në vitin 2015 shkoi në suficit prej 0.7% në 2016.

Shpenzimet totale ranë me 1.4% vitin e kaluar, duke bërë që raporti i shpenzimeve ndaj PBB të bjerë nga 30.5 % që ishte në vitin 2015 në 28.7 % më 2016. KE vë në dukje se rënia e shpenzimeve ishte më shumë së rënia e planifikuar prej në 29.6%. Në dhjetor 2016, shpenzimet totale ishin 4.2% nën objektivin vjetor.

Komisioni Europian është informuar se rënia e shpenzimeve është ndikuar nga interesat e ulëta të borxhit, pagesat më të ulëta për deficitin e skemës së pensioneve dhe vonesat në shpenzimet e pushtetit lokal si pasojë e riorganizimit që erdhi nga reforma territoriale.

Gjithashtu KE sheh me shqetësim nivelin e lartë të borxhit publik, i cili mbetet një burim kryesor i cënueshmërisë makroekonomike.

Borxhi publik (përfshirë garancitë) ende tejkalon 70% të PBB-së, dhe shoqërohet nga rreziqet e rifinancimit dhe të kursit të këmbimit.

Rënia e pritshme e raportit të borxhit me PBB mbështetet kryesisht në përmirësimin e perspektivave të rritjes ekonomike.

Megjithatë KE thotë se planet e qeverisë për uljen e borxhit janë të rrezikuara nga mosarritja e objektivave për rritjen ekonomike dhe dobësitë për zgjerimin e bazës tatimore. /Monitor.
Sigal