KE: Rumania duhet të rishikojë reformën gjyqësore

661
Komisionerja evropiane e Drejtësisë, Vera Jurova shprehu sot shqetësimet e Brukselit përsa i përket projektligjit të diskutueshëm për reformën në drejtësi në Rumani duke i kërkuar Bukureshtit ta rishikonte këtë tekst.
“Komisioni nuk e ka fshehur kurrë faktin se ai ndan shqetësimet e mijëra rumunëve që kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kësaj reforme”, deklaroi Vera Jourova para Parlamentit Evropian, mbledhur në seancë plenare në Strasburg.
Parlamenti rumun votoi në fund të muajit dhjetor tre projektligje duke rritur frikën për një reduktim të pavarësisë së magjistratëve dhe një limitim të pushtetit të prokurorisë antikorrupsion.
Sigal