KE, më 21 tetor miratimi i paketës së zgjerimit

434
Shtatë ndër 28 anëtarët e Kolegjit të Komisionerëve të BE-së do të jenë në Spanjë të mërkurën e ardhshme, më 21 tetor, ku, pas shtyrjes fillestare, pritet miratimi i paketës së zgjerimit. Gjithçka pritet të bëhet në mbledhjen e radhës, që do të mbahet menjëherë pas samitit europian që do të ketë në fokus mbrojtjen e kufijve, refugjatët dhe Turqinë, një vend kandidat që përmendet më së shumti si preteksti kryesor për shtyrjen e mëtejshme të datës së publikimit. 
As këtë të premte, kryezëdhënësi i Komisionit Europian nuk ishte në gjendje të jepte një datë të qartë për publikimin zyrtar të raporteve vjetore të progresit për vendet e përfshira në procesin e anëtarësimit me BE-në. 
“Komisioni publikon raportet e zgjerimit rreth kësaj periudhe të vitit dhe i publikon ato në momentin kur sigurohet se, me miratimin dhe paraqitjen e tyre, merret vëmendja e plotë e medias dhe publikut, siç e meritojnë këto raporte. Kështu që presidenti do ta gjykojë këtë moment bazuar mbi këtë kriter dhe më pas, ju do të informoheni sipas rrethanave”, ka deklaruar Margaritis Schinas.
Sigal