KE: Masa për azilkerkuesit shqiptarë, Kosova ende problem

534
Sigal

Çështja e azilkërkuesve shqiptarë është diskutuar sërish sot në Bruksel. E pyetur nga gazetarët në konferencën e zakonshme Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE-së tha se Brukseli do të kontaktojë me autoritetet shqiptare lidhur me kërkesat për azil.

Ajo tha se po mendohet se çfarë masash do të merren për Shqipërinë, ndërsa theksoi se problem mbetet Kosova.
“Komisioni Europian e ka parasysh këtë çështje, në bashkëpunim edhe me FRONTEX. Kemi parë që numri i azilkërkuesve është rritur, veçanërisht në Gjermani.Dhe Komisioni po përgatitet për një mbështetje të fuqishme. Ne do të kontaktojmë me autoritetet shqiptare, sidomos me Kosovën, për të parë se çfarë masash mund të merren. Ne kemi një marrëveshje me Shqipërinë, kur liberalizuam vizat”. 
Të dhënat e fundit nga Ministria e Brendshme Gjermane tregojnë se numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur shifra rekord sa i përket muajit prill. 4.794 shqiptarë kanë kërkuar azil në këtë vend, ndërsa 3.020 aplikime kanë qenë në muajin mars.
Sipas Ministrisë së Brendshme në Gjermani shqiptarët kanë zënë vendin e parë sa i përket kërkesave për azil, duke kaluar edhe sirianët dhe kosovarët. – See more at: http://shqiptarja.com/Bota/2728/ke-masa-per-azilkerkuesit–shqiptare-kosova-ende-problem-291726.html#sthash.on7aDcw8.dpuf