Kazakistan, Nazarbayev fiton zgjedhjet presidenciale

433
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kazakistanit njoftoi se Nursultan Nazarbayev është rizgjedhur presidenti i vendit duke marrë 97.7 përqind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kuanduk Turgankulov, në një konferencë për mediat në Astana, bazuar në rezultatet jo zyrtare njoftoi se Nazarbayev duke marrë 97.7 përqind të votave është rizgjedhur president.
Turgankulov, i cili ka theksuar se nga 9.5 milionë votues kanë ushtruar të drejtën e votës 95.22 përqind e tyre, njoftoi gjithashtu se kandidatët kundërshtarë të presidentit Nazarbayev, kandidati nga partia komuniste Turgun Sızdıkov ka marrë 1.6 përqind, ndërsa kandidati i pavarur Abelgazi Kusainov 0.7 përqind të votave.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kazakistanit gjithashtu ka bërë të ditur se rezultatet zyrtare do të publikohehen më 3 maj pasi të kryhet edhe njëherë verifikimi i votave të ardhura nga 14 rajone të ndryshme.
Në Kazakistan në vitin 2007 u pranuan amendamentet kushtetuese të cilat pritet të rrisin kompetencat e legjislaturës dhe zhvillimin e demokracisë. Gjithashtu mandati i Presidentit nga 7 vjet që ishte më parë është zbritur në 5 vjet.
Nazarbayev, i cili mban këtë detyrë që në vitin 1989, u rizgjodh për herë të pestë në këtë detyrë. Presidenti Nazarbayev, në një konferencë për shtyp do të shpallë fitoren e tij.
Sigal