Katër shqiptarë dhe dy italianë përleshen për një femër

103
Një sherr masiv ka ndodhur në Itali, mes disa shqiptarëve dhe italianëve.
Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se konflikti mes 4 shqiptarëve dhe 2 italianëve, ka ndodhur për një femër.
Siç bëhet e ditur, vështrimi i tepruar ndaj një vajze që ndodhej në një klub nate, ka bërë që shqiptarët të mos durojnë më, dhe të hidhen me grushte dhe shqelma në drejtim të italianëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka vënë në pranga të 6 personat, ndërsa ata priten të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.