Katastrofë në Itali/ “Ka shumë të vdekur” nga orteku në hotel, 80 tërmete gjatë natës

72
Në Itali nuk ka paqe. Natyra po tregon gjithë forcën e saj, e duket se njerëzit janë të pafuqishëm për ta përballuar. Mediat italiane raportojnë për të paktën 80 lëkundje tërmeti vetëm gjatë natës së mbrëmshme, ndërsa një ortek bore ka bërë namin në një hotel në Gran Sasso, zonë turistike afër Pescarës.
Ekipet e shpëtimit kanë mundur të arrijnë në hotel “Rigopiano” dhe flasin për shumë të vdekur, siç raporton Tg.com. Sipas tyre, brenda hotelit janë bllokuar rreth 20 persona, ndërsa kanë mundur të shpëtohen 2 të tjerë që dhanë alarmin për ortekun.
Drejt hotelit pritet të nisen nga momenti në moment një helikopter i Kapitenerisë së Portit dhe ai i 118-es së Akuilës. Sakaq, qendra e koordinimit të shpëtimit, në prefekturën në Pescara, po përgatitet të dërgojë makina.