‘Katalonia’, protesta masive në Spanjë kundër bisedimeve

452
Sigal

Mijëra protestues  janë mbledhur në Madrid të dielën në shenjë qëndresë kundër planit të Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.  Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime. Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhëti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën, shkruan REL.

Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë. Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.

Autoritetet raportuan se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë