Katalanasit nuk duan zgjedhje tё reja

1618
Kryeministri katalonjas Puigdemont i ka refuzuar zgjedhjet e reja pёr parlamentin rajonal. Arsyeja: Ai nuk ka garanci, qё me kёtё do tё shmangeshoin masat detyruese nga Madridi.

Kam menduar pёr mundёsinё e zgjedhjeve tё reja, por vendosa kundёr tyre, tha Carles Puigdemont nё njё fjalim nё televizion nё Barcelonё. Ai shtoi, se nuk mund tё jetё i sigurtё, qё me zgjedhje mund tё shmangen masat detyruese tё vendosura nga qeveria qendrore spanjolle. Parlamenti rajonal katalonjas tani duhet tё vendosё pёr qendrimin e mёtejshёm, tha kryeministri. E kjo nuk u vendos, por pёr kёtё u nxit diskutimi. Fillimisht deputetёt duhej tё mblidheshin pёr tё gjetur njё pёrgjigje ndaj masave tё marra prej qeveria nё Madrid. Por pas fjalimit tё Puigdemont-it agjenda ndryshoi.

“Ju mund tё mbani mirё monolog…”
Kryeministri gjatё ditёs luajti lojёn e tij tё preferuar: macja me miun. Me mediet, me studentёt protestueoi atё nё arlament, se “mbani mirё monologё, ashtu si edhe sot. Por pikrisht dialogun, qё e kёrkoni gjithmonё, nuk doni ta zhvilloni.” Opozita e ka ftuar atё 15 herё nё bisedime, pёr tё folur pёr “problemin katalonjas”. Por a e dini, sa herё i jeni pёrgjigjur kёsaj oferte? Asnjё herё!” Arrimae nga Puigdemont. Ai njihet pёr mёnyrёn e ndёrlikuar tё tё shprehurit.

Gjatё fjalimeve tё opozitёs, ai qendron i heshtur, sheh dhe dёgjon, qesh ndonjёherё kur e kritikojnё. E kritikat janё tё shumta.

“As ‘Procesi’ nuk ёshtё kaq kafkaesk, sa ajo qё bёni ju”

Arrimadas ende nuk ka mbaruar. “As ‘Proecsi’ nuk ёshtё kaq kafkaesk sa, ajo qё bёni ju kёtu”, i kundёrvihet ajo Puigdemont-it. “A ёshtё normale, ajo qё po ndodh sot, kjo paturpёsi? Ne po humbasim kredibilitetin nё nivel ndёrkombёtar. Ju nuk mund t’ia bёni kёtё katalonjasve.”

Çfarё ka ndodhur? Puigdemont kishte planifikuar fjalimin e tij pёr nё mesditё, e shtyu atё me njё orё, e pastaj e anulloi, pёr ta mbajtur orё mё vonё.

Kjo ec e jake le hapur krisje brenda qeverisё sё tij: Partia PDeCat (Partia Europiane Demokratike Katalonjase), ku ai bёn pjesё ёshtё e pёrҁarё nё dy kampe. Pjesa e moderuar e pati imponuar Puigdemont deri pak para se ai tё mbante fjalimin, qё tё shpallte zgjedhje tё reja tё parakohshme. Pёrfaqёsuesit e vijёs sё fortё nё parti kёrkojnё pavarёsinё me ҁdo kusht. Kur disa mediekatalonjase njoftuan, se madje Puigdemont ka caktuar edhe njё datё pёr zgjedhjet, 20 dhjetorirn dhe kur pak pas kёsaj u bёnё tё ditura dorёheqjet e dy deputetёve dhe kolegёve tё partisё sё Puigdemont-it pёshtjellimi ishte i plotё. Njёri prej tyre kryebashkiak i njё qyteti nё veri tё Katalonjёs, e argumentoi hapin e tij, se nuk i pranon zgjedhje tё reja pa shpalljen e pavarёsisё. Pёrmes tёitter-it Albert Batalla komunikoi: “Respekt pёr vendimin, por unё nuk e pranoj atё.”

Nga po ecёn Puigdemont dhe kush e mbёshtet ende atё?
Ishin disa faktorё, qё e bёnё sёrish tё ndryshojё mendje presidentin katalonjas: Pjesa e ashpёr dhe e pakompromis e koalicionit tё tij fitoi. Rezultati ёshtё, qё nuk do tё ketё zgjedhje tё parakohshme. Ende jo.”

Porta ende nuk ёshtё mbyllur
Xavier García Albiol, dpresidenti i degёs katalonjase tё partisё nё pushtet PP tё kryeministrit Mariano Rajoy, ёshtё normalisht njё orator i papёrmbajtur kur bёhet fjalё pёr tё kritikuar pёrkrahёsit e pavarёsisё. Madridi kundёr Barcelonёs: vazhdon matja e forcave pёr Katalonjёn

Megjithatё nё fillim ai duket disi i pasigurtё. Partia e tij nuk ёshtё nё gjendje tё kuptojё, se si do tё vazhdohet nё orёt e ardhёshme. Tё gjitha kёto spostime oraresh e ҁoroditёn atё dhe tё gjithё tё tjerёt. “Unё jam absolutisht i bindur, qё askush prejjush nuk e di se si do tё vazhdohet mё tej, thotё Albiol.

Por, tha ai Puigdemont-it i mbetet edhe mundёsia e fundit: “Ju lutem, ejani nesёr dhe flisni e argumentoni para tё gjithёve – atyre qё ju mbёshtesin dhe atyre qё nuk janё tё njё mendimi me ju.” Albiol ofroi madje, qё ta shoqёrojё atё personalisht. “Unё gjatё gjithё rrugёs do t’ju flas dhe do t’ju lus, qё mё nё fund tё qetёsoheni.”

Tё premten (27.10) qeveria spanjolle do tё miratojё nё senat ndёr tё tjera shpalljen e zgjedhjeve tё reja nё Katalonjё. Kёto dhe shkarkimin e kreministrit Puigdemont i dha si pёrgjigje tё shtunёn e kaluar (21.10)kryeministri spanjoll Rajoy ndaj shkputjes kёrcёnuese tё Katalonjёs.

Me kёtё pёr herё tё parё Rajoy ve nё veprim nenin 155 tё kushtetutёs, pёrmes tё cilit “rajoneve kryengritёse” mund t’u hiqet autonomia./DW/
Sigal