“Kasapi i Bosnjës”/ Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm Ratko Mlladiç

619
Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burg të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç 74-vjec.
I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç përballet me 11 akuza, duke përfshirë gjenocid dhe krimet kundër njerëzimit, akte arbare të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1990. ndërsa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.
Ish-komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç u dëbua nga Gjykata e Hagës pasi nisi të bërtiste me të madhe ndërkohë që gjyqtarët po lexonin verdiktin. Gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatit të tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore, gjë që ka shkaktuar nervozizëm te Mlladiç.

Mlladiç do ta ndjekë vendimin nga një sallë tjetër në gjykatë.
74-vjeçari është përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.
Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.
Sigal