Karnavalet në Venecia, nis parada mbi gondola, mahniten turistët e huaj

1107
Në ditën e parë të karnavaleve në Venecia, kanalet e mrekullueshme të qytetit janë pushtuar nga parada e varkave shumëngjyrëshe, që kanë startuar kështu spektaklin e kostumeve dhe sezonin e karnavaleve më të famshme e më të bukura në botë.
Qindra vetë kanë marrë varkat, janë maskuar dhe veshur me kostumet e zgjedhura për paradën, teksa përshkruajnë rrugicat e ngushta historike të Venecias, duke sfiduar edhe të ftohtin ekstrem, me temperatura nën zero gradë.
Qindra vizitorë ndërkohë janë pozicionuar që në orët e para të mëngjesit pranë kanalit apo urave, për të parë nga afër aktivitetet që do të pushtojnë qytetin për 18 ditë me rradhë.
Karnavalet e Venecias janë të njohura në mbarë botën, ato zhvillohen gjithnjë pas sezonit të krishtlindjeve dhe shoqërohen me një festë mbarë kombëtare.
Por karnavalet nuk festohen vetem në Venecia por në mbarë Italinë. Fillimisht ato organizoheshin në Venecia në shekullin e 11 dhe në atë kohë zgjasnin 2 muaj e kjo traditë zgjati deri në shekullin e 18. Në vitin 1979 karnavalet e Venecias u cilësuan si festa dhe organizimi më i bukur, një sukses i padiskutueshëm i Italisë dhe sot shënon momentin më të mirë për të vënë një maskë, për të veshur një kostum e për të bërë xhiro nëpër qytet, duke shijuar muzikë live në të gjitha sheshet dhe qendrat e qytetit.
Vizitorë nga e gjithë bota vijnë në këtë periudhë në Venecia.
“Pres gëzim dhe lumturi, thjesht të bëj qejf. Venecia është qytet i bukur por me karnavalet bëhet edhe më i bukur” tha Massimo Canderola.
“Po pres që të bëhem pjesë e festimeve. Këtë vit do të jenë edhe më speciale sepse jam këtu me djalin tim sepse mendoj se karnavalet janë më shumë nëj festë e gëzueshme për fëmijët sesa për të rriturit” tha Silvia Garavello.
Këtë vit, karnavalet do të zgjasin deri më 9 shkurt.
Sigal