Karnavalet në Rio, shkollat e samba-s gati për performancat e tyre

490
Trupat dhe shkollat e sambas në Rio De Janeiro, po punojnë me kohë të plotë për të realizuar edhe detajet e fundir përpara nisjes së karavaleve më të famshme në botë, ato të Brazilit.
Vetëm 2 javë larg janë karnavalet, që nisin me paradën e sambadrone. Punonjësit kanë përgatitur infrastrukturën e duhur në qytetin që ndryshe njihet edhe si qytetin i sambës.
Legjenda braziliane e futbollit Pele dhe ylli Neymar do të marrin gjithashtu pjesë në paradë për të përfaqësuar denjësisht qytetin e Santos, ku dy yjet e futbollit nisën karrierën e tyre.
Do të jenë plot 12 shkolla të sambës që do të marrin pjesë në karnavalet e përvitshme. Por këtë vit, problem i shkollave të sambës, dhe një armik i frikshëm, sipas tyre është virusi zika, që po përhapet me shpejtësinë e erës.
Shkollat e sambës, sic është shkolla “Grande Rio” rradhiten ndër shkollat e komuniteteve të varfëra, ku është raportuar edhe numri më i lartë i të prekurve nga ky virus.
Luciene Santinha, një nga mbretëreshat e bukurisë së kësaj shkolle, thotë se është shumë e rëndësishme që të merren masa parandaluese.
“Njerzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë rrezik. Duhet të jenë të kujdesshëm që të mos infektohen nga zika, që është shndërruarnë një problem jetik edhe për trupën e balerinëve” tha ajo.
Trupat e baletit kanë kaluar pothuajse një vit për tu përgatitur për paradën që ksuthon miliarda dollarë.
Drejtori kreativ i Grande Rio, Flavio Ricardo, tha se parada e tyre do të shpalosë historinë e qytetit Santos që prej vitit 1546.
“Ne do të rrëfejmë të gjithë historinë e qytetit të Santos, me figurat e saj më historike por edhe aktuale, ata që janë bërë të famshëm” tha ai.
Shkolla “Grande Rio” pritet të fitojë cmim këtë vit, pasi në vitet 2006, 2007 dhe 2010 ka dalë në vend të dytë.
Ata janë përgatutur gjatë për koreografitë, kostumet, muzikënm dhe kërcimet.
Grupet e sambave përfshijnë plot 5 mijë balerinë dhe muzikantë, sikurse edhe bandën e daulleve me 300 vetë, në paradën që do të ndiqet live për ditë me rradhë në të gjithë botën.
Rikardo, thotë se sporte të ndryshme, si futbolli por edhe sërfi, do të jenë temë e tyre në paradën e këtij viti.
“Qyteti Santos ka një lidhje të jashtëzakonshme me sportin dhe do të përfaqësohet më së miri edhe në paradë. Santos ka një influencë të madhe edhe në surf, vrap etj” tha ai.
Sigal