Karnavale dhe frikë, testi i radhës për policinë e Këlnit

481
Qyteti i Këlnit në Gjermani po bëhet gati për festën tradicionale të karnavaleve, e cila këtë vit me shumë gjasa nuk do të jetë si vitet e tjera pas ngacmimeve masive seksuale në natën e ndërrimit të viteve.
Autoritetet kanë rritur në maksimum masat e sigurisë dhe deklarojnë se janë në gatishmëri për të mos lejuar atë që ndodhi gjatë natës së vitit të të ri, ku 945 gra kanë denoncuar në polici ngacmime seksuale, shqetësime dhe përdhunime.
Grupi i sulmuesve përbëhej nga një mijë persona, pjesa më e madhe emigrantë nga vendet e Afrikës Veriore. Gjatë kanavaleve, siç e ka tradita gjermane, konsumohet shumë alkool, veçanërisht birrë, por autoritetet vendore thonë se janë gati për këtë sfidë.
“Ne do të krijojmë një situatë që qyetarët të mos kenë frikë dhe gjithashtu do të eliminojmë të gjitha ato zona të quajtuara pika të errëta të qytetit, të cilat krijojnë hapësira për sulme”, tha kreu i administratës së Këlnit Guido Kahlen në konferencë.
Ai shtoi se ndriçimi në pjesën më të madhe të qytetit është dyfishuar me qëllim zvogëlimin e mundësisë për sulme.
Policia e Këlnit u kritikua ashpër për dështim në ruajtjen e sigurisë në natën e ndërrimit të viteve, teksa aktualisht thotë se tashmë ajo që ndodhi i ka shërbyer si leksion dhe karnavalet janë testi i radhës.
Por vendasit duket se po përgatiten vetë pas zhgënjimit nga forcat e rendit.
Në shumë dyqane është rritur numri i produkteve për vetëmbrojtje dhe shitja e tyre ka shënuar një pikë kulmore në historinë e qytetit.
Sipas shitësve të dyqaneve, shitjet janë rritur që pas sulmeve të natës mes 31 dhjetorit 2015 dhe 1 janarit 2016.
Sigal